Në një shfaqje me temë të Broduejit të ekzagjeruar në New York, kompania demostroi gjithashtu edhe aftësinë e telefonit celular për të bërë 2 foto të ndryshme në të njëjtën kohë.
Analistët parashikojnë se Samsung do të jetë sfiduesi më i madh i dominancës së Apple në lidhje me produktet e telefonisë së lëvizshme.
Galaxy S4 do të nxirret në shitje në të gjithë botën nga fundi i prillit.
Pas lancimit të tij, aksionet e Samsung ranë me 1,7% në Seul, gjatë së premtes, për shkak të shqetësimeve se tregu për risi të reja për këto tipe telefonash është rrafshuar.
Kreu i komunikimeve telefonike të kompanisë, JK Shin tha se 327 operatorë celularë në 155 vende do të marrin këtë celular. Në Britani, janë Vodafone, Three, Orange, T-Mobile dhe EE kanë bërë publike planet për të ofruar këto pajisje në rrjetet e tyre.
Përmes një serie pamjesh kryesore, firma koreano-jugore demostroi opsioni kryesor të telefonit, i cili ishte aftësia për t’u kontrolluar pa e prekur, por vetëm me shikim. Duke përdoru “Smart pause”, përdoruesi mund të ndalojë një video, vetëm duke hequr shikimin nga ekrani.
Ndërsa softi “Smart Scroll” analizon sytë e përdoruesit dhe njëkohësisht lëvizjen e kycit të dorës, në hulumtimin e email-eve apo përmbajtjeve të tjer
No comments:
Post a Comment