Tuesday, April 16, 2013

“Thëniet Më Të Bukura Për Të Qënë Një Lider I Suksesshëm”




\Të gjesh lojtarë të mirë është e lehtë. T’i bësh ata të luajnë së bashku është pjesa më e vështirë. – Casey Stengel.Të qëndrosh në mes të rrugës është shumë e rrezikshme; të godet trafiku nga të dyja anët. – Margaret Thatcher.Menaxhimi është t’i bësh gjërat saktë. Lidership do të thotë të bësh gjërat e sakta. – Peter F. Drucker.Mos u thoni njerëzve si t’i bëjnë gjërat, thuajuni atyre çfarë të bëjnë dhe le t’ju habisin me rezultatet. – George S. Patton.Një lider është një tregtar në shpresë. – Napoleon Bonaparte.Unë duhet të ndjek njerëzit. A nuk jam lideri i tyre? – Benjamin Disraeli.Delegimi i punës funksionon, me kusht që edhe ai që e delegon të punojë. – Robert Half.Vetëm një burrë në një mijë është një lider meshkujsh – 999 të tjerët ndjekin femrat. – Groucho Marx.




Esenca e vërtetë e lidershipit është se duhet të kesh vizion. Nuk mund t’u frysh trumbetave të pasigurta. – Theodore M. Hesburgh.
Liderët rriten, ata nuk bëhen. – The Peter F. Drucker.
Drejtuesi më i mirë është ai që ka mjaft sens sa të zgjedhë burrat më të mirë të bëjnë atë që ai do të bëjnë, dhe i vetëkufizuar sa ta ndalojë veten dhe të mos i ndërhyjë ndërkohë që ata punojnë. – Theodore Roosevelt.
Është e vështirë të drejtosh kalorësinë, nëse ju duket vetja qesharak mbi një kalë. – Anonim.
Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë janë kundërshtuar nga mediokrit. Këta të fundit nuk mund ta kuptojnë kur një person nuk i nënshtrohet paragjykimeve të trashëguara dhe përdor me kuraje inteligjencën e tij. – Albert Einstein.
Fakti se me disa gjeni kanë qeshur, nuk do të thotë se të gjithë ata me të cilët kanë qeshur janë gjeni. Ata qeshën me Kolombin, qeshën me Fultonin, qeshën me vëllezërit Wright. Por ata kanë qeshur edhe me
klounët e cirkut. – Carl Sagan

No comments:

Post a Comment